Matura bitiset siç nisi, publikohen edhe tezat e lëndëve me zgjedhje
Kjo e Hënë shënoi mbajtjen e provimit të fundit për maturantët e këtij viti, atë të lëndëve me zgjedhje. Megjithatë, ashtu si në provimet paraardhëse, edhe sot tezat u publikuan në rrjetet sociale teksa maturantësh ishin brenda sallave të provimit.
Kështu ndodhi me testimin e Matematikës, atë të Gjuhës së Huaj, si dhe Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Para nisjes së testimeve, Ministria e Arsimit trumbetonte masat e marra për “për një proces provimesh të organizuar dhe të sigurt”.
Ndërsa pas publikimit të tezave, për çdo provim, justifikohej se publikimi i tezave “nuk cënon procesin”.
Problematika e rrjedhjes së tezave vijon prej vitesh, ndërsa edhe këtë herë autoritetet dështuan të shmangnin fenomenin.
Më herët gjatë muajit u publikuan edhe rezultatet e testimit të parë, atë të Gjuhës së Huaj, që nxorën 952 maturantë ngelës nga 26 616 në total. Shifra ngriti shqetësime për cilësinë e mësimdhënies.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Arsimit treguan edhe rënien e numrit të maturantëve gjatë kësaj dekade. Sipas shifrave, numri i maturantëve gjatë 10 viteve të fundit ka pësuar rënie me 34%.
Burimi