
Matematika rrit besimin te Kuqezinjtë, mund të kualifikohen edhe me barazim
Sipas rregullores, në total janë gjashtë grupe, ku tutje do shkojnë 4 më të mirat që pozicionohen në vendin e 3-të. Futbolli jo gjithmonë është llogari, pasi në bazë të matematikës, Shqipëria mund të kalojë grupet edhe me një barazim ndaj Spanjës. Gjithsesi, diçka e tillë mbetet një hipotezë shumë e vështirë, duke patur parasysh faktin se me 2 pikë të grumbulluara, skuadra të tjera që kanë marrë më shumë pikë, mund të të lënë mbrapa.
Në xhiron e 3-të skuadrat e vendit të parë e të dytëduhet të dominojnë ndaj vendeve të fundit, duke bërë që ato të jenë me sa më pak pikë të jetë e mundur, në mënyrë që Shqipëria në fund të jetë mes katër ekipeve më të mira që përfundojnë të 3-tat.
Vlen të theksojmë se fitorja e Shqipërisë ndaj Spanjës na kualifikon direkt.
gijotina.com/
Burimi