Mandati i Olta Xhaçkës, Kuvendi kërkon rihapjen e çështjes në Kushtetuese: Të merret opinion nga Komisioni i Venecias

Mandati i Olta Xhaçkës, Kuvendi kërkon rihapjen e çështjes në Kushtetuese: Të merret opinion nga Komisioni i Venecias

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për riçeljen e rishqyrtimit gjyqësor për mandatin e deputes Olta Xhaçka.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Kuvendi ka kërkuar që Gjyklata Kushtetuese të kërkojë opinion nga Komisioni i Venecias.
“Kuvendi i kerkon Gjykates Kushtetuese riçeljen e shqyrtimit gjyqësor me qellim kerkimin e nje opinioni amicus curia nga Komisioni Evropian për Demokraci permes Ligjit (Komisioni i Venecias), lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka”, thuhet në kërkesën e Kuvendit drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Kuvbendit është e nevojshme të kërkohet një mendim këshillimor nga Komsioni i Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
“Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5 e deputetëve nuk mundet që të vendosë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me rendin kushtetues në fuqi, Kuvendi është i mendimit që duhet të kërkohet një mendim këshillimor nga ana e Komisionit të Venecias, dhe në lidhje me zbatueshmërinë e këtyre poarashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtën e 1/5 së deputetëve të Kuvendit për të vendosur në lëvizje Kushtetuesen”, thuhet ndër të tjera në kërkesë.
Burimi