Malltezi pas daljes nga GJKKO: Kufizimi i lirisë, masë e jashtëligjshme
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ishte këtë të premte në Apelin e GJKKO, ku kërkoi shuarjen e masës së sigurisë arrest në shtëpi. Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre lidhur me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Pas Daljes nga SPAK, Malltezi tha në deklaratën për mediat se çështja është politike. Ai e quajti masën e kufizimit të lririsë si të jashtëligjshme.
“Masat që u morën për kufizimin e lëvizjes, në rast se ishin kufizim lirie, janë të paligjshme, se nuk shkuan në Kuvend. Por kjo u zbatua si kufizim lirie ndërkohë që ligji ia kërkon ta zbatojë të tillë, pasi të marrë vendim të formës së prerë. Kemi pasur aty që ndërrimi i destinacionit u bë nga Berisha në 2006-ën, ky është vendim i Edi Ramës.
Që dhjetë ditë para se ne si pronarë të lidheshim me kompani ndërtimi për ta zhvilluar, këshilli teknik i Edi Ramës, kanë miratuar ndryshimin e destinacionit. Qartazi kemi një tendencë nga Edi Rama për interesa të veta për ta ndryshuar.
Nuk kanë pranuar të bëjnë pjesë të dosjes vendimin numër 238 të KRT-së së Tiranës, për zonimin funksional të zonave të Tiranës, në të gjithë klubin Partizani u shpall zonë zhvillime të reja me intensitete urbane”,-tha Malltezi.
Apeli i GJKKO pritet japë sot në orën 14:30 minuta vendimin lidhur me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Malltezin dhe Berishën.
Burimi