Maliq/ Arrestohen 5 persona

Maliq/ Arrestohen 5 persona

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasit:
▪︎ A. Z., banues në fshatin Vloçisht, Maliq, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pasi: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të tij, në fshatin Vloçisht, gjetën mbetje të dyshuara lëndë narkotike kokainë dhe sende që shërbejnë për përdorim të lëndës narkotike.
 
▪︎ A. S, 36 vjeç, banues në fshatin Leminot, Maliq, për veprën penale “Organizimi I llotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në një lokal në fshatin Sovjan, Maliq, në celularin e tij u gjetën aplikacione që shërbenin për vendosjen e basteve sportive. Aparati celular u sekuestrua në cilësin e provës materiale.
 
Po nga këto struktura u shpall në kërkim shtetasi R. Gj., 50 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, pasi: Ky shtetas ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina dhe zjarri i ka dalë nga kontrolli. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe me bimësi dhe janë rrezikuar për tu përfshirë nga flakët edhe disa banesa. Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse dhe shërbimeve të Policisë, u bë e mundur shuarja e zjarrit.
 
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimin penal për shtetasit:
 
G. D., 57 vjeç, dhe M. L., 39 vjeç, banues në Maliq, pasi u kapën në aksin rrugor “Lozhan-Maliq”, duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda drusore
B. L., 47 vjeç, banues në Maliq, pasi u kap me 7 metra lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda drusore.
Ka bërë kallzim shtetasi L. B., se në bllokun nr. 1, Maliq, i kanë dëmtuar automjetin e tij. Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Komisariari i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 49 vjeç, banues në fshatin Buqezë, Pogradec, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë një 63-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Burimi