Lista e kandidatëve, Alimehmeti: Do doja një listë të hapur, nuk i trembem votës

Lista e kandidatëve, Alimehmeti: Do doja një listë të hapur, nuk i trembem votës

Ilir Alimehmeti, një nga kandidatët më të votuar në primaret e Partisë Demokratike në Tiranë, ka ka dhënë pikëpamjen e tij ludhur me listat e kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, në një intervistë televizive.
Në lidhje me emrat dhe listat e supozuara që qarkullojnë në media dhe që nuk përputhen gjithmonë me rezultatet e primareve, Alimehmeti sqaroi se, sipas udhëzimeve të miratuara nga Këshilli Kombëtar i PD-së, në fazën e dytë do të merren parasysh edhe elemente të tjera për të vlerësuar kandidatët, përfshirë kontributin dhe përfaqësimin e tyre. Ai theksoi se Kryesia e PD-së do të marrë vendimin përfundimtar dhe do të përcaktojë listat që do të dërgohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Kur u pyet nëse ai pret të jetë pjesë e një liste të hapur apo të mbyllur, Alimehmeti shprehu preferencën për një listë të hapur, duke theksuar se nuk trembet nga vota. Sipas tij, një listë e hapur do të ishte e dobishme për të gjithë kandidatët.
Në lidhje me dorëzimin e listave dhe tërheqjet nga gara, Alimehmeti e konsideroi këtë si një proces normal, duke theksuar se synimi kryesor është fitimi i zgjedhjeve të 11 majit, dhe jo individët. Ai shtoi se askush nuk mund të ndalet në këtë objektiv të madh.
Sa i përket lëvizjes së Presidentit Meta për të garuar në listën e hapur, Alimehmeti e vlerësoi këtë si një lëvizje fisnike, duke theksuar se çdo kandidat që i nënshtrohet votës së popullit është në të drejtën e tij të kërkojë mbështetje.
Intervista e plotë
Në sferën publike vijojnë të ziejnë emrat dhe listat të supozuara që nuk përputhen gjithmonë me logjikën e primareve, a mund të na thoni diçka për këto komente?
Alimehmeti: Siç ishte në udhëzim, udhëzim i cili u miratua nga Këshilli Kombëtar para kandidimit të primareve, në fazën e dytë do të vlerësoheshin edhe elemente të tjera, si kontributi, përfaqësimi dhe kjo do të bëhej nga Kryesia e PD-së. Kryesia mblidhet nesër. Në parim, është Këshilli Kombëtar ai që përzgjedh listën që do të shkojë në KQZ. Kjo është procedura që ne i jemi nënshtruar.
Jeni një nga më të votuarit në primaret e PD-së, ju prisni të jeni në listë të hapur apo të mbyllur?
Alimehmeti: Unë do doja një listë të hapur, nuk i trembem votës. Do doja listë të hapur për të gjithë, por u vendos ndryshe në korrik. Të prodhojmë listën më të mirë për të fituar zgjedhjet e 11 majit, dhe jo duke e parë në nivel individual. Përbërja totale e listës, primarja është brenda PD-së, renditja bëhet nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Por do doja që përfundimi të ishte një listë që të jetë e hartuar me personat që kanë fuqinë më të madhe për të sjellë fitore në 11 maj.
A po përbëjnë problem qejfmbetjet para dorëzimit të listës? Kemi parë edhe tërheqje nga gara si nga PS edhe PD. Sot jemi 60 ditë para zgjedhjeve, a përbën problem?
Alimehmeti: Është krejtësisht normale. Objektivi i madh është 11 maji, nuk është se jam unë apo nuk jam unë.
Meta ka vendosur të garojë në listën e hapur, si e shihni lëvizjen e tij?
Alimehmeti: Këdo që thotë do të shkoj me listë të hapur, do marrë vota, do e shihja si një lëvizje fisnike. Pra, shkon atje, i nënshtrohet sovranit, pra popullit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente