Lamtumirë Gerti Bogdani! Përcillet me homazhe për në banesën e fundit ish-deputeti

Lamtumirë Gerti Bogdani! Përcillet me homazhe për në banesën e fundit ish-deputeti

Kanë përfunduar homazhet në Kuvend në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme (18 Shtator).
Ceremonia e dhënies së lamtumirës së fundit të ish-deputetit demokrat u organizua në Parlamentin e Shqipërisë. Arkmorti me trupin e tij të pajetë mbërriti në Kuvend rreth orës 10:00.
Familjarë, miq, kolegë dhe politikanë nga të dyja kahet politike, i dhanë lamtumirën e fundit ish-politikanit të ndjerë.
Pas përfundimit të homazheve, rreth orës 12:50, Gerti Bogdani u përcoll për në banesën e fundit, në varrezat e Sharrës.
Ndërkohë, Partia Demokratike njoftoi se në nder të Gerti Bogdanit ka shpallur të enjten ditë zie dhe për rrjedhojë ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në të gjithë vendin.
Bogdani ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare pas një arresti kardiak.
Lexo edhe:
Boçi për vdekjen e ish-deputetit: Ende nuk e besoj…
Berisha në arrest shtëpie, bashkëshortja dhe vajza e tij bëjnë homazhe në nderim të Gerti Bogdanit
Peleshi: Ishte politikan model
Burimi