Lajmi tronditës për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve ndërpreu mbledhjen ku po diskutonte mbi çështjen e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj, pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi shtyrjen e mbledhjes, duke njoftuar deputetët se një koleg, ish-deputet i PD-së, Gerti Bogdani, ishte ndarë nga jeta, ndërsa kryetarja e këshillit, Elisa Spiropali e pranoi pa hezitim kërkesën.
Bardhi: Sapo është konfirmuar Gert Bogdani ka ndërruar jetë dhe ky lajm është tronditës dhe shumë i rëndë në PD dhe në Kuvend. Kërkoj mirëkuptim tuaj për ndërprerjen e mbledhjes.
Spiropali: U prehtë në paqe kolegu ynë Gerti Bogdani. Ngushëllime familjes së tij. Mbledhja ndërpritet dhe do të vijojë në një moment të dytë.
Burimi