Lajmi i fundit/ Nis protesta e opozitës, çfarë pritet të ndodhë

Lajmi i fundit/ Nis protesta e opozitës, çfarë pritet të ndodhë

Ka nisur protesta kombëtare e thirrur nga opozita, ku është paralajmëruar se do të ketë mosbindje civile.
Rreth orës 18:35 drejtuesit e Partisë Demokratike së bashku me deputetët e PD-së kanë dalë nga selia blu dhe kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë për t’iu bashkuar mijëra protestuesve që janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestuesit me brohorima mbajnë dhe pankarta në duar kundër Qeverisë dhe arrestimeve politike siç i konsiderojnë ata rastet e kreut të PD-së, Sali Berisha dhe ish-deputeti Ervin Salianji.
Pas grumbullimit në bulvardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit më pas do të shpërndahen për të bllokuar të gjitha rrugët kryesore të kryeqytetit.
Nuk dihet se sa do të vazhdojë protesta, teksa leja e marrë në Policinë e Tiranës është deri në orën 22:00.
Burimi