
Lajmi i fundit/ Arrestohet ish-ministri, publikohet foto me pranga në duar
👁911
Tragjedia në Koçan ku humbën jetën 59 të rinj dhe 155 të plagosur pas zjarrit që kaplojë diskotekën PULS po merr përmasa tjera.
Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi është dërguar në paraburgim me pranga në duar si i dyshuar për rastin e Koçanit pasi nga ministria e Ekonomisë dyshohet se është dhënë licencë e falsifikuar për diskotekën PULS, raporton TetovaSot.
Kryeprokurori Kocevski ka kërkuar paraburgim për Bekteshin. Nga ana tjetër, BDI dhe LSDM thonë se rasti nuk duhet të politizohet, por të hetohen të gjitha institucionet që mund të lidhen me rastin në fjalë.
Sot në Koçan ka patur protestë për të kërkuar drejtësi për tragjedinë si dhe nesër pritet të protestohet në ora 18.00 në Qendër të Shkupit.