Kuvendi s’miraton anëtarin e KLGJ nga radhët e shoqërisë civile, Spiropali: Nuk u arrit shumica e kërkuar, çështja rikthehet në nënkomision

Kuvendi s’miraton anëtarin e KLGJ nga radhët e shoqërisë civile, Spiropali: Nuk u arrit shumica e kërkuar, çështja rikthehet në nënkomision

Mazhoranca në Kuvend nuk miratoi kandidaturën e Erion Fejzulla për t’u zgjedhur si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve të shoqërisë civile.
Kjo kandidaturë mori 7 vota pro, 56 abstenim dhe 4 kundër, duke mos arritur shumicën e kërkuar.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se çështja do të rikthehet sërish në nën komisione.
Po ashtu në Kuvend u miratua Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2022 për projektin “Programi për një zhvillim urban rezistent ndaj ndryshimeve klimatike në Shqipëri”.
Ky projektvendimi mori 71 votat e deputeteve socialiste.
Jashtë ambienteve të Kuvendit, deputetet e opozitës, të cilët një ditë më parë u përjashtuan nuk janë lejuar të futen nga punonjësit e Gardës. Për pasojë herë pas herë ka pasur edhe përplasje.
Demokratët kanë nisur një aksion opozitar, pas burgosjes politike të Ervin Salianjit. Ndërsa më 7 tetor kanë thirrur një protestë kombëtare.
Burimi