Kuvendi miratoi ndryshimet në Qeveri, Basha për deputetët e PD: Shfaqje të dala boje

Kuvendi miratoi ndryshimet në Qeveri, Basha për deputetët e PD: Shfaqje të dala boje

Lulzim Basha ka komentuar tensionet që shkaktoi opozita gjatë seancës së sotme parlamentare ku u miratuan ndryshimet në Qeveri dhe u votua për Elisa Spiropalin si Kryetare e Kuvendit.
Sipas Bashës, këto janë shfaqje të dala boje, pasi teatri i sotëm ishte ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha për amnistinë dhe mbylljen e listave.
“Edi Rama formalizoi sot makiazhin e fundit të qeverisë së mbytur nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin.
Njësoj si pas çdo makiazhi, më shumë është zhytur në korrupsion e më shumë i ka varfëruar shqiptarët, sepse nona e korrupsionit është Edi Rama, që qëndron në krye të saj.
Nga ana tjetër, teatër-opzita dha shfaqjen e radhës, bajate dhe hipokrite, për të hequr shijen e pazarit të ndyrë kur vetëm 4 ditë më parë bashkoi votat me Edi Ramën për të shkatërruar Reformën Zgjedhore dhe mbyllur listat.
 
E njëjta teatër-opozitë që sot bërtiste kundër korrupsionit, bashkoi votat me Edi Ramen për të liruar të korruptuarit e tij.
Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha.
Sepse pa votat e Berishës, Rama nuk amnistonte dot të korruptuarit e tij.
Pa vota e Berishës, Rama nuk i mbyllte dot listat.
Batakçinjtë që liruan të korruptuarit e Ramës dhe mbyllën listat për veten e tyre mund të kujtojnë se shqiptarëve ju shesin sapunin për djathë, por jo, shqiptarët që e neverisin përditë e më shumë qeverinë më të korruptuar në Europë dhe teatër-opozitën si fasada e shëmtuar e saj.
Shfaqjeve që ditën bëjnë sikur zihen e natën mbyllin pazaret u ka dalë boja.Shqipëria meriton më shumë!”– thotë Basha.
Burimi