Kurti pret kreun e NATO-s: Të shqetësuar për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhje

Kurti pret kreun e NATO-s: Të shqetësuar për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës priti në takim në Prishtinë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Kurti në rrjetin social X, u shpreh pas takimit se ky i fundit u përqendrua në bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Kosovës dhe NATO-s, si dhe në angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale dhe evropiane.
“Ne vlerësojmë bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe rikonfirmojmë angazhimin tonë për sigurinë rajonale dhe evropiane. Theksova gjithashtu progresin e rëndësishëm demokratik të Kosovës”, tha Kurti.
Kryeministri i Kosovës ngriti edhe shqetësimin për ndërhyrjet në zgjedhjet e fundit parlamentaren. “Si shumë vende evropiane, ne kemi qenë në shënjestër të ndërhyrjeve në zgjedhje, në rastin tonë, nga Serbia me ndihmën ruse, një mjet i përhapur që përbën një kërcënim kritik për demokracinë në epokën aktuale”, shkroi Kurti.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente