Kundërshtoi regjimin “41 biss”, GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit për masakrën e ’97-ës në Urën Vajgurore

Kundërshtoi regjimin “41 biss”, GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit për masakrën e ’97-ës në Urën Vajgurore

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit për kundërshtimin e vendimit të ministrit të Drejtësisë, i cili e vendoste atë në regjimin e posaçëm “41 biss” në burgun e sigurisë së lartë. Sipas vendimit të trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtari Erjon Bani, kërkesa e Marashit u shpall e papranueshme për shkak të mosparaqitjes së tij në seancë.
Marashi ka të drejtë të ankimojë këtë vendim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Gjykata e Posaçme e dënoi me 10 Mars me burgim të përjetshëm Fran Marashin, i përfshirë në masakrën e Urës Vajgurore 17 qershor 1997, ku u vranë 4 punonjës policie dhe u plagosën 6 të tjerë.
Gjykata e Posaçme e shpalli fajtor Marashin për të gjitha akuzat, duke i dhënë në total një dënim prej 108 vitesh burg si dhe 4 dënime të përjetshme. Masakra e rëndë u rigjykua nga GJKKO pas vendimit të Gjykatë së Lartë për ta rikthyer dosjen në shkallën e parë.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente