Kosovë, nisin konsultimet për datën e zgjedhjeve të përgjithshme
👁1912
Ka nisur takimi i Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike parlamentare për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje e kishte konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, aty nuk është parë asnjë përfaqësues i partisë së Albin Kurtit.
Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ai i LDK, Lumir Abdixhiku, i AAK, Ramush Haradinaj si dhe partive më të vogla kanë qenë të pranishëm në takim.
Si data për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare, në bazë edhe të kushtetues, Osmani ka propozuar datat 26 janar, 2 shkurt ose 9 shkurt 2025.
Burimi