Korreshi ironizon emërimet e Ramës: Një ministër me 3 pasaporta, tjetri me makinë llogaritëse

Korreshi ironizon emërimet e Ramës: Një ministër me 3 pasaporta, tjetri me makinë llogaritëse

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri të lajmëruara ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama.
Me anë të një postimi në “Facebook”, Korreshi ironizoi Ervin Hoxhës si drejtues i IKMT, duke thënë se njëri nga ministrat e rinj ka punuar me shembjet. Ndërsa për Pirro Vengun deklaroi tha se është ministër me 3 nënshtetësi, teksa ironizoi se i mungon vetëm pasaporta e NATO-s. Ndërsa për atë të financave deklaroi se është bërë ministër sepse ka pasur makinë llogaritëse.
“Na dole e fortë moj Elisëëë! Ja dhe Bamke Qullovari pa perënduar dielli e dekretoj, si me qenë punëtor komunaleje. Këtej nga Qarku Fier po qajnë me oi, të hoqën o Miti oiii. Të forte dolën ata nga Durrësi që ishin betu me e heq. Tani policët po shpresojnë që Rrumbullaku tu japi lejet e zakonshme edhe ndonjë leke për orët shtese s’do ishte keq. Qy i riu paska punuar me shembjet. Ministri tjetër me tre nënshtetësi i mungon vetëm pasaporta natos. Një tjetër qenka bërë ministër se paska pasur maqinë llogaritëse me vete. As te portokallia nuk do guxonin kaq shumë me personazhet. Edhe skeni parë gjë akoma kur ti kthehet qarqeve. Ndërkohë shalëgjati ja hoqi helikopterin zjarreve e u nis për në Dhërmi të kripi hallatet. Suksese në jetë”, shkruan ai.
Burimi