Kompletohen çerekfinalet/ Ja kur do të luhen takimet e fazës tjetër në Europian

Kompletohen çerekfinalet/ Ja kur do të luhen takimet e fazës tjetër në Europian

Faza çerekfinale e Europianit është kompletuar pas kualifikimit të Holandës dhe Turqisë ditën e sotme. “Tulipanët” mundën 0-3 Rumaninë, ndërsa turqit triumfuan 1-2 kundër Austrsisë.
Kështu të dyja skuadrat do të ndeshen me njëra-tjetrën në çerekfinale më 6 korrik në orën 21:00 në Berlin. Po në këtë ditë Anglia do të luajë kundër Zvicrës në orën 18:00 në Dyseldorf.
Më 5 korrik luhen dhe ato që cilësohen si finalet e parakohshme. Spanja dhe Gjermania masin forcat në Shtutgart në orën 18:00, ndërsa Franca do të ndeshet me Portugalinë në orën 21:00 në Hamburg.
ÇEREKFINALET
5 Korrik 2024
SPANJË – GJERMANI 18:00 SHTUTGART
FRANCË – PORTUGALI 21:00 HAMBURG
6 Korrik 2024
ANGLI – ZVICËR 18:00 DYSELDORF
HOLANDË – TURQI 21:00 BERLIN
gijotina.com/
Burimi