Komisioni i Medias zgjedh kandidatët për kreun dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Komisioni i Medias zgjedh kandidatët për kreun dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik përzgjodhi sot dy emrat përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Kandidatët janë Helion Haliti dhe Fatjon Hoxhalli, të cilët u përzgjodhën nga Komisioni dhe do të kalojnë për votim në seancën parlamentare të së enjtes më 13 mars.
Fillimisht ishin 5 kandidatë, ndërsa Komisioni përzgjodhi dhe emrat që do i dërgohen parlamentit për t’u votuar në seancën plenare të së enjtes, për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH.
Kandidatët për Anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së janë Petrit Beci, Rajmonda Bulku, Osman Mula, Bujar Kapexhiu, Robert Budina, Eno Civici, Alket braho, Lorenc Vangjeli, Pano Xhixho dhe Zamira Kita.
Në muajin shkurt, Kreu i Këshillit drejtues të RTSH-së, Leka Bungo dhe anëtarët u shkarkuan nga Kuvendi me shumicë votash për procedurë të paligjshme për zgjedhjen e drejtorit të RTSH.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente