Komandohet prefekti i ri i Vlorës

Komandohet prefekti i ri i Vlorës

Kristaq Kiço është komanduar nga kryeministrit Edi Rama prefekti i ri i Qarkut të Vlorës.
Ai do të zëvendësojë në këtë post Vangjel Tavo, i cili kandidon për kryebashkiak të Himarës në zgjedhjet e 4 Gushtit, nën siglën e PS.
Kristaq Kiço është kryetar i partisë së minoritetit grek, MEGA, teksa më herët ka qenë kryebashkiak i Finiqit, si dhe ka mbajtur postin e nënprefektit të Sarandës.
Në rolin e tij të ri si prefekt i Qarkut të Vlorës, Kristaq Kiço do të mbikëqyrë dhe koordinojë funksionimin e administratës qendrore në nivel qarku.
Burimi