“Klasike” e futbollit në Leipzig, ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Holandë-Francë
👁386
Holanda dhe Franca luajnë një “klasike” të futbollit europian në Leipzig, me të dyja skuadrat që duan tre pikët për t’u bërë skuadra e tretë që kualifikohen për më tej, pas Gjermanisë dhe Spanjës.
“Tulipanët” vijnë nga një fitore 1-2 me Poloninë, e cila erdhi vetëm në fund falë Weghorst.
Nga ana tjetër, “Gjelat” fituan vetëm falë një autogoli përballë Austrisë, teksa Mbappe, i cili mori një dëmtim të rëndë në atë takim, do ta nisë sfidën nga stoli.
gijotina.com/
Burimi