Kisha Orthodokse Autoqefale cakton datën për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri

Kisha Orthodokse Autoqefale cakton datën për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë cakton 16 marsin për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri, pas ndarjes nga jeta të Anastas Janullatos
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë ka njoftuar se më 16 mars 2025, në Ditën e Dytë të Kreshmës, do të mbahet zgjedhja e Kryepeshkopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.
Zgjedhja do të zhvillohet në Qendrën Sinodike, menjëherë pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore, dhe do të ndjekë me përpikëri dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ky proces vjen pas ndarjes nga jeta të Kryepiskopit Anastas, që udhëhoqi Kishën për më shumë se tri dekada. Anastasi u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë.
Zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë
 
Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente