Kirurgu në Francë, pacienti operohet në Kinë falë krahëve robotikë

Kirurgu në Francë, pacienti operohet në Kinë falë krahëve robotikë

Një ditë historike për mjekësinë, pasi Alberto Breda, kreu i Onkologjisë Urologjike dhe i Ekipit Kirurgjik të Transplantit Renal të fondacionit ”Puigvert”, kreu me sukses nefrektominë e parë robotike transkontinentale të kryer nga Evropa në Azi, shkruan repubblica.it.
Pacienti, një 37-vjeçar me tumor në veshka, ndodhej në spital në Pekin, ndërsa kirurgu që e operoi ishte 8 264 kilometra larg, në Bordo’.
Kirurgu ishte në një dhomë dhe nëpërmjet Edge Robotic System, ai kontrollonte nga distanca krahët robotikë.
Kjo metode pritet të revolucionojë ndërhyrjet kirurgjikale edhe nëpër zona të vështira malore si dhe në zonat ku mjekët nuk kanë eksperiencat e duhura kirurgjikale.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente