Kimisti: Uji i ambalazhuar nuk analizohet në përputhje me ligjin
Inxhinieri kimist Sokol Abazi tha në studion e lajmeve në MCN Tv se ai ashtu si çdo specialist tjetër nuk mund të deklarojë që uji i rrjetit është i pijshëm pasi VKM-ja e vitit 2016 që duhet të zbatohet për të përcaktuar dhe matur parametrat e nevojshme nuk zbatohet.
Duke vijuar më tej, Abazi theksoi se institucionet nuk kanë kapacitete teknike dhe njerëzore të analizojnë ujin e rrjetit, ndërkohë që tha se ISHP analizon vetëm gjysmën e 71 parametrave që duhen verifikuar.
Për fat të keq ajo VKM nuk zbatohet, e bën çdo specialist të paaftë të deklarojë nëse uji i rrjetit është i pijshëm apo jo. Fakti që nuk deklarohet vë në dyshim pijshmërinë e tij. Është një ping-pong që luhet me Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Bujqësisë, pasi ka dy lloje kategorish uji. Është uji që na vjen nga rrjeti që sipas VKM është përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë dhe është uji që ambalazhohet, që shitet si i pijshëm. Dy institucionet luajnë ping-pong dhe ia lënë barrën Institucionin e Shëndetit Publik.
Ministria e Bujqësisë ka në funksion të saj dy institucione, AKU dhe ISUV të cilët e kanë për detyrë të analizojnë, por nuk i bëjnë. ISHP realizon gjysmën e parametrave dhe asnjë nga institucionet në varësi të strukturave qeveritare nuk e ka atë kapacitet ta analizojë këtë ujë, ashtu siç dihet.
Po ashtu , inxhinier Abazi tha se edhe uji i pijshëm që shitet në supërmarkete i ambalazhuar nuk analizohet në përputhje me ligjin.
Nuk i ka kapacitetet qoftë teknike, qoftë dhe nga ana e punonjësve dhe trajnimet e tyre. Që të deklarohet që një ujë është i pijshëm duhet të përmbushen 71 parametra. ISHP bën diku 30 parametra. E dimë që uji klorinohet, dhe heq bakteret por s’duhet të harrojmë që ai krijon substancat që janë më të rrezikshme, këto duhet të kontrollohen.
Ka një informacion të gabuar kjo ehte e sigurt. Një kryeministër, apo drejtues që të deklarojë që ky ujë është i pijshëm duhet të kryejë ai set analizash dhe vetëm në bazë të atyre rezultateve mund të deklarohet. Përderisa asnjë nga institucionet nuk i ka ato kapacitete, asnjë nga ujërat e pijshëm qoftë të rrjetit apo ato të ambalazhuara, besoj se është keqinformuar.
Unë nuk do e pija ujin e rrjetit. Uji është i pastër në burim, në momentin që futet në tubacion, në depozitë, nëse nuk ka kontroll të plotë është e pamundur të deklarosh se është i pijshëm.
Ka ujëra që të mirë dhe këto ujëra janë për ato biznese që kanë dashur dhe e kanë sjellë ujin direkt nga burim dhe i plotëson parametrat. Ka dhe ujëra të tjerë që kanë dalë me probleme. Nuk mund të deklaroj se dhe uji i pijshëm me shishe është i tillë se ka një sërë faktorësh. Normat e reja të BE kanë futur në parametra edhe mikroplastikën. Rrjeti i shpërndarjes nuk është i stabilizuar. Mesa di unë asnjë nga ata ujëra nuk analizohen në përputhje me VKM.
Burimi