Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, ja kur e shqyrton Gjykata e Lartë kërkesën e Salianjit

Kërkoi pezullimin e dënimit me burg, ja kur e shqyrton Gjykata e Lartë kërkesën e Salianjit

Gjykata e Lartë do shqyrtojë në datë 15 tetor ora 13:20 kërkesën për pezullimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.
Sokol Binaj sipas shortit është caktuar relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi.
Rekursi paraprak së bashku me kërkesën për pezullim u regjistrua në datë 1 tetor. Salianji ndodhet aktualisht në burgun e Fierit që prej datës 27 shtator, pasi Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë.
Gjykata e Apelit dënoi më 26 shtator me 1 vit burgim Ervin Salianjin për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj. Prej 27 shtatorit ai ndodhet në burgun e Fierit.
Partia Demokratike e ka konsideruar këtë vendim si një hakmarrje politike të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt dhe të pambështetur në prova dhe në ligj.
 
 
Burimi