Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca për Fredi Belerin
👁867
Eurodeputetit më i ri, Fredi Beleri është paraqitur gjatë mëngjesit të sotëm në Gjykatën e Fierit, ku kërkon lirinë me kusht.
Ai ka mbërritur në ambientet e gjykatës me pranga në duar, ndërsa gjyqtari Geni Gjyzari vendosi ta shtyjë senacën më 31 korrik.
Kujtojmë që Fredi Beleri ndodhet pas hekurave prej datës 12 Maj 2023 dhe u dënua me 2 vite burg për blerje votash.
Ai arriti të fitojë zgjedhjet e 14 Majit të vitit të kaluar nga qelia, por nuk u betua si kryebashkiak i Himarës pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.
Ndërkohë Fredi Beleri ka kërkuar lirinë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, por kërkesat e tij janë rrëzuar.
Pak ditë më parë, Belerit iu dha 5 ditë leje për t’u betuar në Parlamentin Europian.
Burimi