Këlliçi: SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës

Këlliçi: SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës

Anëtari i kryesisë së PD dhe drejtuesi i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur me pikëllim se sot jemi në një moment jo të mirë pasi dje kemi përcjellë në banesën e fundit një nga më të mirët prej nesh, Gerti Bogdani.
Këlliçi tha se SPAK mbahet peng nga Veliaj nëpërmjet dosjes së prokurorit të Vlorës ku dalin prokurorë dhe gjyqtarë të përfshirë në trafik narkotikësh dhe korrupsion.
Këlliçi paralajmëroi se do të protestojnë sërish të mërkurën në orën 11.
“Duke e nisur me një falënderim për ju që keni ardhur sot në një moment jo të mirë për të gjithë ne pasi dje kemi përcjellë në banesën e fundit një nga më të mirët prej nesh, Gerti Bogdani.
Për të vijuar me hajdutin dhe mediat e blera dhe të paguara nga inceneratori i Tiranës godasin ata që flasin kundër këtij korrupsioni dhe lavdërojnë Veliajn i cili ka vjedhur 130 milionë euro që me incenartorin.
Dua të merrem me Bolinon i cili ka marrë 4 mijë metra tokë truall mes Tiranës, tokë e cila është e familjes Begeja dhe Malltezin, pra ky godet këta familje të cilave u ka marrë tokën dhe përse janë kompesuar me pronën e tyre.
Sot lideri i opozitës ,mbahet i arrestuar me një akuzë me të cilën personi përgjegjës është Rama dhe në arrest mbahet Berisha dhe këta ndërkombëtarët i lavdërojnë prokurorët e SPAK.
A mos vallë Veliaj i mban peng me dosjen e prokurorit të Vlorës, përgjimet që janë aty. Në atë dosje dalin emra gjyqtarësh, prokurorësh, ministrash dhe ish-ministrash të cilët janë të përfshirë në korrupsion dhe trafikim narkotikësh.  A mos është kjo arma më e fortë që Veliaj ka mbi SPAK ku së bashku me prokuroritë e rretheve në 4 vite kanë marrë 100milionë nga taksat tona për pagat e tyre dhe e vetmja detyrë është goditja e opozitës dhe këdo që mendon ndryshe nga opozita.
Si mundet Dritan Prenci i cili i ka prej 4 vitesh në hetim dosjen dhe nuk sheh firmën e Velijt dhe nuk e kupton firmën dhe vulën e Bashkisë pa vendimin e këshillit bashkiak. Për 1 qindarkë që shpenzohet nga bashkia e Tiranës merret me vendim të këshillit bashkiak.
Të mërkurën në orën 11 për të thënë ato të vërteta që nuk i dëgjoni në mediat e paguara, do të mblidhemi për të vijuar një protestë maratonë dhe të pashembullt”- tha Këlliçi.
Burimi