Këlliçi: Skandal, Gjykata e Lartë i lehtëson akuzat drejtorëve të Veliajt

Këlliçi: Skandal, Gjykata e Lartë i lehtëson akuzat drejtorëve të Veliajt

Drejtuesi politik i Tiranës për PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas veprimeve shumë të rënda që ka marë Gjykata e Lartë për të lehtësuar akuzat e drejtorëve të Veliajt.
Këlliçi është shprehur se  24 orë pas vendimit politik të Gjykatës së Apelit, një tjetër gjykatë politike, Gjykata e Lartë vendos prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm që la në burg hajdutët e 5D.
Reagimi: 

Në kulmin e debatit publik, ditën kur Deputeti i PD Ervin Salianji dënohet dhe shoqërohet për në burg vetëm përse denoncoi vëllain trafikant droge të komunistit Fatmir Xhafa, ditën kur e tërë vëmendja e medias është e fokusuar tek ky skandal i paprecedentë politiko-juridik, kamikazët e regjimit në Gjykatën e Lartë, marrin vendim për të lehtësuar dhe liruar nga burgu dy prej aktorëve kryesorë të Grupit të Strukturuar Kriminal 5D.

Sot, vetëm 24 orë pas vendimit politik të Gjykatës së Apelit, një tjetër gjykatë politike, Gjykata e Lartë vendos prishjen e vendimit të Apelit të Posaçëm që la në burg hajdutët e 5D.
E gjitha kjo bëhet për të lehtësuar anëtarët e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D dhe është në të njëjtën linjë vendimi për amnistinë e hajdutëve në pushtet dhe goditjen e kujtdo opozitari që ngre zërin e denoncon vjedhjen dhe krimin e organizuar.
Drejtësia në Shqipëri përfundimisht ka vdekur!
Tashmë nuk ka shqiptar që nuk e kupton që jetojmë në regjim!
gijotina.com/
Burimi