Këlliçi: Bashën s’e pret më në takim as roja i Ambasadës Amerikane

Këlliçi: Bashën s’e pret më në takim as roja i Ambasadës Amerikane

Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha që ka një fluks ish-drejtuesish dhe deputetësh nga grupi Basha, që po kthehen në parti.
Duke folur në “MCN”, ai u shpreh se mes tyre ka edhe drejtues degësh, që do të formalizohen në PD në ditët në vijim.
Këlliçi deklaroi me ironi se sot Bashën nuk e pret më as roja e i Ambasadës Amerikane, e jo më zyrtar të lartë të SHBA.
“Përveç Bashës dhe Alibeaj çdo demokrat e ka derën e hapur, në partinë e vet. Ka një fluks shumë të madh të ish-drejtuesve dhe të deputetëve që kanë interes të kthehen në shtëpinë e tyre, në partinë e tyre. Ka edhe drejtues të degëve që do formalizohen ditët në vijim. Bashën sot s’e pret më as roja i ambasadës amerikane, sa për informacion publik, jo më zyrtarë të tjerë. PD është në fazë të shkëlqyer, duke u bërë gati për t’u përballur në betejën e parë elektorale. A është mjaftueshëm? Padiskutim që jo, duhet të hapet më shumë, duhet të thithë personalitete nga arti, kultura, shoqëria civile, bota akademike, do të duhet të të krijojë ekipin që do garojë në zgjedhjet e ardhshme, dhe t’i japë një konfigurim më të plotë ofertës, dhe paketës që do t’u ofrojë shqiptarëve në zgjedhjet e 2025-ës, përfshirë programin dhe përfaqësuesit”, tha Këlliçi.
Këlliçi tha që PD i qëndron kërkesës kryesore për një qeveri teknike. Ai shtoi se PD duhet të gjejë formulën më të mirë për të afruar të rinjtë e shkolluar brenda vendit, që t’i bëjë pjesë integrale të saj.
Burimi