Kapet me armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet nipi i Lefter Kokës

Kapet me armë zjarri pa leje në banesë, arrestohet nipi i Lefter Kokës

Policia e Durrësit ka arrestuar nipin e ish-Ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
U raportua se 29-vjeçari Haki Koka ra në prangat e policisë së Durrësit, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë.
Policia gjeti dhe sekuestroi në banesën e 29-vjeçarit armën e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Njoftimi i policise
Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.
Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente