Ja ushqimet që na ndihmojnë në shëndetin e trurit tonë

Ja ushqimet që na ndihmojnë në shëndetin e trurit tonë

Organi më jetësor i trupit tonë padyshim se është truri, pasi kontrollon pothuajse gjithçka dhe është ai që komandon funksionimin e organeve tjera.
Por ka disa ushqime që në mënyrë efektive ndikojnë në përmirësimin e shëndetit të trurit.
Ne ju sjellim një listë prej këtyre ushqimeve.
Spinaqi është i pasur me kalium, që e bën këtë ushqim të shëndetshëm për trurin.
Kaliumi ndihmon në ruajtjen e përçueshmërinë elektrike të trurit, është përgjegjës për prodhimin e sinjaleve dhe kjo ndihmon në përmirësimin e të menduarit.
Domatet janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e performancës së trurit dhe ruajtjen e shëndetit të tij.
Çokollata e zezë është shumë e mirë për shëndetin e trurit, pasi nxit funksionet e tij. Ajo është gjithashtu e pasur me flavonoide, të cilat janë antioksidantë që luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në trup.
Brokolit janë të pasura me vitamina mbrojtëse antioksidante (Vitamina C, Vitamina E dhe beta-karoten), të cilat ndihmojnë për të mbrojtur qelizat e trurit nga dëmtimi.
Arrat konsumi i rregullt i arrave përmirëson memorien, për shkak të vitaminës E që përmbajnë dhe acideve të shëndetshme.
Burimi