Ja ushqimet që iu ndihmojnë në shëndetin e syve tuaj
Sytë janë një nga organet më të rëndësishme dhe më të shpejta të trupit pasi mund të fokusohen në rreth 50 objekte të ndryshme çdo sekondë. Me cilat ushqime mund ta mbrojmë shëndetin e tyre?
Shumica prej nesh fatkeqësisht priren të neglizhojnë rëndësinë e shikimit të shëndetshëm, duke mos kuptuar se për shkak të ekspozimit të zgjatur ndaj rrezatimit nga kompjuteri, celularët, televizori, ne i dëmtojmë ato çdo ditë. Si rezultat, mund të ndodhin komplikime të tilla si:
Katarakt.
Retinopati diabetike.
Konjuktiviti.
7 ushqimet kryesore për sy të shëndetshëm:
Karotat
Nëse hahen të papërpunuara apo si lëng të freskëta, karotat janë të pasura me beta-karoten që ndihmon në parandalimin e konsumimit të muskujve të syrit. Konsumimi i rregullt i karotave gjithashtu ndihmon në ruajtjen e shikimit të mirë edhe në moshë shumë të vjetër.
Ushqime të tjera të pasura me beta-karoten dhe vitaminë B-12 që janë të mira për shikimin tuaj janë portokallet, limonët dhe agrumet e tjera.
Specat
Specat kanë veti antioksiduese dhe janë të pasura me vitaminë A, e cila ndihmon në kontrollin dhe parandalimin e dëmtimit të qelizave të syrit. Specat përmbajnë gjithashtu luteinë dhe zeaxanthin që mbrojnë sytë nga drita blu e ekraneve, duke vepruar si një “mbrojtës kundër diellit”.
Vezët
Në të verdhën e vezës gjenden edhe përbërësit luteinë dhe zeaksantinë, të cilët janë të nevojshëm për shikimin.
Vezët janë gjithashtu të pasura me lëndë ushqyese të tjera që konsiderohen të mira për shikimin, si: magnez, kalium, hekur, zink dhe kalcium.
Spinaqi
Kjo perime me gjethe jeshile të errët është jashtëzakonisht e dobishme për shikimin.
Qelizat tona të syrit janë delikate dhe të brishta. Ngrënia e spinaqit çdo ditë i bën muskujt e syve më të fortë dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve.
Brokoli
Brokoli është i pasur me antioksidantë dhe një burim i shkëlqyer i vitaminës A, e cila është një lëndë ushqyese thelbësore për shikim të shëndetshëm.
Arrat
Arrat janë burime të shkëlqyera të vitaminës E e cila ndihmon në parandalimin e kataraktit dhe degjenerimit të muskujve të syrit. Ushqimet e arrave (bajame, shqeme, arra, etj.) jo vetëm që ulin rreziqet që kërcënojnë sytë, por edhe zemrën.
Patatet e ëmbla
Përfitimet shëndetësore të konsumimit të patateve të ëmbla janë ende të panjohura për shumë njerëz. Patatet e ëmbla kanë disa vitamina, duke përfshirë vitaminën A, beta karoten, kalium, vitaminë C dhe fibra që ndihmojnë në riparimin e qelizave të dëmtuara të syrit dhe parandalimin e komplikimeve të shikimit në të ardhmen.
Burimi