Ish-kryeministri rumun:  Pse Edi Rama kishte nevojë për spiunin Coldea si këshilltar

Ish-kryeministri rumun: Pse Edi Rama kishte nevojë për spiunin Coldea si këshilltar

Ish-kryeministri i Rumanisë Viktor Ponta në një interviste për për RealitateaPLUS ka komentuar skandalin gjeneralit të shërbimit sekret rumun, Florian Coldea, këshilltar të Edi Ramës, që rezultoi se ishte i përfshirë në trafik drogë me kartelin Sinaloa.
Gjatë intervistës, ish-kryeministri Viktor Ponta deklaroi se ai e dinte që Florian Coldea kishte lidhje me Edi Ramën, duke theksuar se Ramës nuk i intereson se çfarë ndodh me hetimet për Coldean në Rumani, kjo sepse sipas tij kryeministri i Shqipërisë ka lidhje të forta në rrafshin ndërkombëtar, veçanërisht në Amerikë.
‘Nuk e di pse Rama kishte nevojë për këshilltarin Coldea. Por jam absolutisht i bindur se të gjithë  në Rumani e dinin që ai ishte këshilltar i Edi Ramës.
E dija dhe unë dhe ja kam konfirmuar kush më ka pyetur. Ju mendoni  se Coldea mund të shkonte në Shqipëri si këshilltar pa u miratuar nga Presidenti i Akademisë’, deklaroi ai ndër të tjera, duke aluduar se emërimi i tij si këshilltar është miratuar nga shërbimet sekrete rumune.
Prej javësh historia Gjeneralit Florian Coldea është kryefjale lajmeve në Rumani, teksa rezulton se këshilltari i Edi Ramës ishte pjesë e një rrjeti që merrej me shpërndarjen e kokainës nga Amerika Latinë ne Shqipëri e më pas në Rumani.
 
Burimi