Ish-drejtoresha e INSTAT: Në Shqipëri, nuk ka më shumë se 1.8 mln banorë rezidentë

Ish-drejtoresha e INSTAT: Në Shqipëri, nuk ka më shumë se 1.8 mln banorë rezidentë

Ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, njëkohësisht drejtuese e departamentit të Statistikave në PD, Ines Nurja, është shprehur se sipas të dhënave të Eurostat dhe shifrave që bëjnë publike institucione të ndryshme, në Shqipëri nuk janë më shumë se 1.8  milionë banorë rezidentë.
Gjatë bisedës në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, Nurja dha argumentet e saj, se pse nuk i beson shifrat e publikuara nga INSTAT.
“Po ti referohem shifrave të Eurostat në vitet 2012-2022 janë të larguar 508 mijë qytetarë shqiptarë, me letra. Janë të larguar për bashkim familjarë, punësim, studime. Janë 191 mijë shqiptarë që kanë kërkuar azil ekonomik në vendet e BE-së. Janë rreth 300 mijë që rrinë në mënyrë ilegale dhe këto bëjnë mbi 900 mijë. Këtu nuk përmendim as SHBA, as Kanada e Britani. Unë mendoj se jemi nën 2 milionë, jemi tek 1.8 milionë banorë rezidentë në Shqipëri”, tha ajo.
“Besueshmëria e INSTAT është vënë në dyshim për dy arsye shumë kryesore. E para unë dëgjova dhe arsyetimin që u bë, se pse shifrat u dhanë 8 muaj me vonesë, se duan të japin shifra të sakta është totalisht, një metodologji që nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë. Marrim të dhënat e rajonit, Kosovë, Serbi, Mali i Zi që e kanë bërë si tek ne me tablet dhe shkonin direkt në server. Brenda një dite kanë nxjerrë popullsinë.   Rezultatet e tjera kanë kërkuar 5 javë. Edhe në 2011 i kemi nxjerrë për 5 javë rezultatet. Si ka mundësi që pas 12 vitesh, që ka avancuar teknologjia, që i ke bërë me tablet e jo me letër, ti i nxjerr për 8 muaj. Që këtu më bie mua poshtë besimi që INSTAT ka nxjerrë një shifër të saktë. Mbaroi regjistrimi, nxirr sa është popullsia. Kosova e nxori brenda 2 ditësh numrin e popullsisë’, tha Ines Nurja.
Burimi