Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë
👁789
Pas arrestimit për abuzimin me fondet e BE në SASPAC, burime për Report Tv bëjnë me dije se SPAK ka ushtruar kontrolle ne banesën e Ilir Beqajt në Vlorë.
Mësohet se dera e apartamentit është hapur me forcë nga forcat zjarrfikëse. Bëhet fjalë për një apartament në katin e 7 të një pallati pranë Lungomares në Vlorë.
Ndaj Ilir Beqaj SPAK ka ngritur akuzat për ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore’, ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” “Mashtrim” si dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Burimi