Iku nga aleanca me Berishën, kreu i Partisë Aleanca e Maqedonasve i bashkohet Ramës

Iku nga aleanca me Berishën, kreu i Partisë Aleanca e Maqedonasve i bashkohet Ramës

Një prej aleatëve të Sali Berishës në zgjedhjet e 11 Majit u largua ditën e sotme nga koalicioni “Shqipëria Madhështore” për të kaluar në kampin e Partisë Socialiste.
Burime bëjnë me dije se Partia Aleanca Maqedonase për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovskin, do të garojeni listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës.
Mësohet se Sterjovski kishte kërkuar që të ishte pjesë e listave të PD-së në Korçë në listën e mbyllur, por kjo nuk është pranuar nga Sali Berisha. Ndërkohë që mësohet se ai ka kaluar në krahun tjetër, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.
Sterjovski do të në listën e PS-së në Korçë, ku do duhet të garojë për të fituar një mandat në Parlamentin Shqiptar. Kryetari i kësaj force politike i është drejtuar me një letër kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, ku i njofton edhe vendimin për t’u tërhequr dhe i kërkon çregjistrimin nga ky koalicion.
“Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025″, thuhet ne dokument.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente