![I vendoset lëndë plasëse një agjencie funerale në Shkodër, dyshimet e para](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/i-vendoset-lende-plasese-nje-agjencie-funerale-ne-shkoder-dyshimet-e-para_66d00a1a67a15.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
I vendoset lëndë plasëse një agjencie funerale në Shkodër, dyshimet e para
👁4272
Në orët e para të mëngjesit një lëndë plasëse është hedhur në një agjenci funerale në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në orën 03:20 dhe agjencia ndodhet në pronësi të shtetases F.F.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shpërthimit me lëndë eksplozive.
Nga dyshimet e para policia mendon se kjo ngjarje mund të lidhet me konkurrencën mes agjencive funerale në Shkodër por nga ana tjetër po hetohen edhe pista të tjera të mundshme.
Burimi