I shënoi gol Spanjës në 1993, Sokol Kushta: Ja çfarë gabimesh nuk duhet të bëjmë sot

I shënoi gol Spanjës në 1993, Sokol Kushta: Ja çfarë gabimesh nuk duhet të bëjmë sot

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Sokol Kushta, i cili i shënoi gol Spanjës në vitin 1993, në një lidhje për Euronews Albania, ka treguar disa nga gabimet që lojtarët kuqezi nuk duhet të bëjnë gjatë ndeshjes së sotme.
Kushta tha se ne nuk jemi ekip që të tolerojmë raste, por duhet të jemi të përqëndruar në lojë nga minuta e parë deri në të fundit.
Ai shtoi se duhet të jemi 100 % në fokus të topit dhe të mos bëjmë gabime momentale.
“Unë jam me këmbë në tokë. Nuk fal gjë Spanja dhe asnjë. Nëse Spanja realizon 6 pikët e para, ndeshjen e fundit ai do tolerojë në këtë formë, duke futur ekipin e dytë apo rezervat. Por sa të dobët janë ekipi i dytë… Ne duhet të jemi mirë.
Nuk duhet të jemi si pjesën e dytë me Italinë, apo si pjesën e parë me Kroacinë. Duhet të jemi monolit që nga minuta e parë deri në minutat shtesë që jep arbitri. Nuk jemi ekip akoma që të tolerojmë raste. Duhet të jemi në fokus 100% të topit. Bëjmë gabime momentale dhe aty e kemi pësuar.
Jam një lojtar që kam bërë një detyrë. Jam munduar që të isha lojtar goli dhe të shënoja. Nuk mund të jap recetën e Coca Cola-s për golin. Por sporti ka gjithmonë të papritura dhe kënaqësi. Që ne të bëjmë gol do të jetë sukses i madh për ne. Ne i bëmë gol Italisë, i bëm edhe Kroacisë dy gola. Sporti nuk është një shkencë ekzakte”, tha Kushta.
Burimi