I riu ende në kërkim, ja “Benzi” që përplasi për vdekje avokatin Dingo
Në foton e mësipërme është automjeti tip “Mercedes Benz”, i cili përplasi për vdekje avokatin Leonard Dingo katër ditë më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.
Nisur nga ekzaminimi i automjetit dhe deformimet që ka pësuar, rezulton se përplasja ka qenë e fortë dhe “Benzi” ka qenë me shpejtësi mbi normën e lejuar në atë segment rrugor.
Automjeti tashmë është sekuestruar nga Policia e Durrësit, teksa pas ngjarjes u braktis nga autori në fshatin Kodër Arapaj.
Dyshohet se automjeti drejtohej nga 22-vjeçari Erjon Kacani nga Tirana, i cili është larguar në drejtim të paditur, pasi ka braktisur mjetin.
Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, teksa mësohet se është emigrant në Greqi dhe kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga shteti fqinj.
Autoritetet po bashkëpunojnë edhe me Interpol, nën dyshimet se ai mund të jetë arratisur jashtë territorit shqiptar ilegalisht.
Burimi