Hoxha: Betejë pa kompromis, do të garantojmë fitoren e opozitës

Hoxha: Betejë pa kompromis, do të garantojmë fitoren e opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha i cili është caktuar drejtues i PD në qarkun e Kukësit është shprehur se drejtimi i këtij qarku është më shumë se vlerësim, është përgjegjësi, të cilën do të përpiqem me zemër ta justifikoj çdo ditë.
Hoxha ka theksuar se beteja për fitore, beteja për rikthimin e vlerave do të bashkojë çdo opozitar të Kukësit, Tropojës dhe Hasit, çdo opozitar në të gjithë Shqipërisë.
Postimi:
Falënderim dhe përulje për secilin.
Drejtimi i qarkut Kukës, më shumë se vlerësim, është përgjegjësi, të cilën do të përpiqem me zemër ta justifikoj çdo ditë, duke bërë gjithçka për rezultatin që e dinë mirë demokratët dhe qytetarët kuksianë, tropojanë e hasjanë!
Falënderoj së pari kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe strukturat e larta drejtuese të partisë për besimin që më dhanë! Besimi është i tyre, ndërsa unë bashkë me njerëzit e ndershëm të kësaj zone do të garantojmë fitoren e opozitës.
Beteja për fitore, beteja për rikthimin e vlerave do të bashkojë çdo opozitar të Kukësit, Tropojës dhe Hasit, çdo opozitar në të gjithë Shqipërisë. Demokratët dhe shqiptarët kanë përballë kundërshtar të vetëm Edi Ramën, i cili me vjedhje votash, korrupsion qeveritar, nëpërkëmbje, varfërim dhe emigrim ka dënuar dhe poshtëruar qytetarët: të majtë e të djathtë!
Beteja jonë do të jetë për një jetë me dinjitet, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për sipërmarrje të lirë pa oligarkë politikë, për një Shqipëri ku zot është qytetari e jo krimi i organizuar, për arsim serioz, për drejtësi që bën drejtësi dhe nuk është garant i padrejtësisë, për shëndetësi që nuk bën biznes me jetën.
Beteja jonë do të jetë pa kompromis, për ta bërë Shqipërinë vend të jetueshëm!
Burimi