Himara drejt zgjedhjeve të reja, KQZ mblidhet nesër për mandatin e Belerit

Himara drejt zgjedhjeve të reja, KQZ mblidhet nesër për mandatin e Belerit

 
Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja, ndërsa nesër mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të shqyrtojë shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë,  Dhionisios (Alfred) Beleri.
Dhionisis Alfred Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Pasoja direkte e vendimit të Apelit është humbja e mandatit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë.
Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin. Ndaj tij qëndroi në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Sipas projektvendimit të zbardhur (dokumentet më poshtë) mandati i Belerit do të shpallet i pavlefshëm.

gijotina.com/
 
Burimi