Hetimi i TIMS, nga Hyseni e SHISH te Nallbati i policisë. Ja kush do të dëshmojë në Komision
Komisioni hetimor për TIMS pritet të dëgjojë në seancën e së mërkurës dëshmitë e drejtueses së SHISH-it dhe Policisë së Shtetit. Në mbledhjen e Komisionit janë thirrur për të dëshmuar nga Vlora Hyseni te Neritan Nallbati, ndërkohë që më parë kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Kreu i Komisionit Hetimor parlamentar, deputeti demokrat Ervin Salianji, ka këmbëngulur vazhdimisht që seancat dëgjimore të zhvillohen me dyer të hapura, ndërsa mazhoranca socialiste me shumicë votash, ka vendosur që seancat të jenë me dyer të mbyllura.
“Kemi dëgjuar llahtarë nga dëshmitarët që janë paraqitur në këtë komision, edhe pse për socialistët mund të mos konsiderohen të tilla”, ka deklaruar më parë Salianji.
Kush pritet të dëshmojnë në Komisionin për Hetimin e TIMS
– Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;
– Z. Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
– Z. Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
– Z. Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin;
– Z. Neritan Nallbati – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit.
gijotina.com/
Burimi