Harxhi: Janë të lidhur si vëllezër siamezë, nëse bie Vuçiç menjëherë bie dhe Rama

Harxhi: Janë të lidhur si vëllezër siamezë, nëse bie Vuçiç menjëherë bie dhe Rama

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Edith Harxhi, komentoi zhvillimet e fundit në Serbi dhe ndikimin e tyre në politikën e Ballkanit. Sipas saj, protesta në Serbi ka marrë karakter nacionalist, ndërsa është gjithashtu pasqyrim i humbjes së besimit të serbëve tek Bashkimi Europian.
Harxhi theksoi se kjo humbje besimi nuk është e kufizuar vetëm tek serbët, por prek të gjithë Ballkanin, ku qytetarët janë të zhgënjyer nga qëndrimet e BE-së ndaj autokratëve të rajonit.
Ajo përmendi diskutimet e bëra në forumet ballkanike, ku analistët kanë tërhequr paralelizma mes Aleksandër Vuçiçit dhe Edi Ramës.
Sipas tyre, një rënie e Vuçiçit do të ndikonte direkt edhe në pozitat e Ramës, për shkak të lidhjeve të ngushta mes të dyve. Harxhi vazhdoi më tej duke përmendur se edhe Vuçiçi e pranon se Rama është i varur nga ai.
“Protesta në Serbi duket që është një protestë nacionaliste, por nga ana tjetër edhe serbët kanë humbur besimin tek BE, gjithashtu.
Kanë humbur besimin si ata dhe shumë të tjerë në Ballkan për arsye se BE vazhdon akoma dhe përkëdhel autokratët e Ballkanit.
Megjithatë, ajo që unë dëgjoj këto 2 ditë në korridoret e forumit të Ballkanit, është interesant fakti që shumë analistë thonë: nëse bie Aleksandër Vuçiç, menjëherë bie dhe Edi Rama, sepse janë të dy të lidhur si vëllezërit siamezë, dhe në këtë e dinim që ata dy kanë varësi nga njëri-tjetri, ose më mirë, Edi Rama ka varësi nga Vuçiçi.
Madje dëgjova edhe histori të tjera që Alabarin në Shqipëri e ka sjellë pikërisht Vuçiçi që e ka prezantuar Ramën në Emirate para disa vitesh me të. Pra, dhe Vuçiçi e pranon nga njëra anë që Edi Rama është i varur prej tij”, u shpreh ajo.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente