Greqia nuk gjen qetësi, lëkundje tërmeti në zonën e Kretës
👁1396
Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter, sipas Institutit Sizmologjik Evropian-Mesdhetar, ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Detin e Kretës Jugor.
Epiqendra e saktë e tërmetit ndodhet 50 km në jug-juglindje të Heraklion, Kretë.
Thellësia fokale e tërmetit vlerësohet në 19.6 km
Goditjet nuk kanë sjellë dëme, por vetëm panik te banorët, të cilët gjatë muajve të verës kanë ndjerë disa lëkundje, edhe më të forta.
Burimi