Goditet një rast prostitucioni në Vlorë, arrestohet administratorja e lokalit dhe një 39-vjeçare

Goditet një rast prostitucioni në Vlorë, arrestohet administratorja e lokalit dhe një 39-vjeçare

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin policor “MIDNIGHT”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe arrestuar dy shtetase, njëra prej të cilave ishte administratorja e një lokali, ndërsa tjetra ushtronte prostitucion kundrejt pagesës. Gjatë operacionit, u sekuestrua një shumë parash e dyshuar se ishte përfituar nga ky aktivitet i jashtëligjshëm, si dhe një dozë e dyshuar e kokainës.
Në kuadër të hetimit tre-mujor, të zhvilluar me metoda speciale nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë, dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, u arrestuan në flagrancë shtetaset E. K., 41 vjeçe, dhe E. Ç., 39 vjeçe, të dyja banues në Vlorë. Hetimet kanë zbuluar se shtetasja E. K. shfrytëzonte për prostitucion shtetasen E. Ç., duke ofruar këtë aktivitet për klientët që frekuentonin lokalin që ajo administronte në qytetin e Vlorës.
Pas kontrollit, ndaj E. K. u gjet dhe sekuestrua një shumë parash dhe një dozë lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë. Policia ka vazhduar punën për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente