
Gjykata i riktheu lirinë, SPAK: Do bëjmë ankim në Apel. Berisha: Lë të bëjnë ç’të duan
Sali Berisha rifitoi lirinë këtë të mërkurë pas vendimit të gjykatës për masën e sigurisë, por Prokuroria e Posaçme duket se nuk do të tërhiqet.
Në një reagim për media, Prokuroria e Posaçme njoftoi se sapo të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
“Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK.
Lidhur me qëndrimin e SPAK, u pyet në një konferencë për mediat nga selia blu kryedemokrati, i cili u përgjigj: “Lë të bëjnë ç’të duan”.
Burimi