![Gjykata e Lartë shtyn seancën për Berishën dhe dhëndrin e tij, zbardhen detajet](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/gjykata-e-larte-shtyn-seancen-per-berishen-dhe-dhendrin-e-tij-zbardhen-detajet_668d47260c4a8.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Gjykata e Lartë shtyn seancën për Berishën dhe dhëndrin e tij, zbardhen detajet
👁754
Gjykata e Lartë ka shtyrë procesin ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, duke e lënë për në datën 16 korrik.
Berisha edhe dhëndëri i tij kanë kërkuar dorëheqjen nga gjykimi të kolegjit, pra të të tre gjyqtarëve në çështje. Konkretisht relatorit Sokol Binaj, Sandër Simonit dhe Ilir Pandës.
Në gjykatën e lartë sot pritej të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit që kishin kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.Seancat duhet të mbaheshin në 15 .30 dhe 15. 40, por për të shqyrtuar kërkesat për dorëheqjen e trupës Gjykata nuk e pati të mundur mbajtjen e seancës.
gijotina.com/
Burimi