Gardisti hidhet si portier dhe mbron Ramën nga shishja që fluturoi drejt tij, ja cili deputet qëlloi

Gardisti hidhet si portier dhe mbron Ramën nga shishja që fluturoi drejt tij, ja cili deputet qëlloi

Seanca e jashtëzakonshme në Parlamenti ditën e sotme u shoqërua jo vetëm me përplasje verbale dhe shkëmbime akuzash.
Në pamjet e siguruara pas përfundimit të seancës ku u emëruan ministrat e rinj dhe kryeparlamentarja e re, një punonjës i Gardës së Republikës shfaqet duke mbrojtur kryeministrin Edi Rama nga një shishe uji e hedhur drejt tij.
Shishja e hedhur nga Albana Vokshi i është drejtuar kreut të qeverisë, por gardisti i pozicionuar pranë tij nuk e ka lejuar ta cenojë fizikisht atë duke e larguar me dosjen që mbante në dorë.

gijotina.com/
Burimi