Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës, Sylvinho me dy ndryshime
Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sot (e hënë) ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Spanjës, në kuadër të Euro 2024. Trajneri Sylvinho tashmë ka vendosur për formacionin që do të inkuadrojë nga minuta e parë.
Kuqezinjtë do t’i mbyllin ndeshjet e grupeve ndaj “La Rojas”, me ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Merkur Spiel-Arena” të Dyseldorfit, me fillim nga ora 21:00.
Trajneri i kombëtares kuqezi, Sylvinho ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje dhe tashmë ka në mendje formacionin që do ta vendos nga minuta e parë.
Braziliani nuk është se do të bëjë shumë ndryshime nga ndeshja me Kroacinë, pasi vetëm dy lojtarë pritet të ndryshohen.
Ivan Balliu do ta marrë vendin e Elseid Hysajt, ndërsa Armando Broja do të kthehet nga minuta e parë në vend të Rey Manajt.
Vendin e tij në portë do ta ruajë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje përveç Balliut, do të luajnë edhe Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.
gijotina.com/
Burimi