Flet avokati: Padrejtësia mbi Salianjin do të kthehet në një shuplakë për drejtësinë shqiptare

Flet avokati: Padrejtësia mbi Salianjin do të kthehet në një shuplakë për drejtësinë shqiptare

Gjykata e Lartë rrëzoi ditën e sotme rekursin e ish-deputetit Ervin Salianji, i cili kishte ankimuar dënimin me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Avokati i Salianjit, Ledio Braho, në një reagim për TCH është shprehur se vendimi ishte i pritshëm për ta, teksa shtoi se ende nuk kanë marrë një përgjigje se si është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarit relator. Avokati Braho theksoi se beteja do vijojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Vendimmarrja e Gjykatës së Lartë ishte e pritshme pasi u bënë pothuajse 2 muaj që bëjmë kërkesa dhe ende sot, nuk kemi marrë një përgjigje se si është hedhur shorti për caktimin e gjyqtarit relator, pavarësisht se vetë Gjykata e Lartë e ka pranuar që të vetmin short elektronik të hedhur e ka anuluar, për të rikthyer relator gjyqtarin që më shumë gjasë e kanë zgjedhur me dorë.
Nga një gjykate e pa krijuar me ligj, kurrsesi se mund të pritej një vendim i drejtë. Pavarësisht kësaj, beteja për drejtësi do te vijojë në Gjykatën Kushtetuese pasi shkeljet kushtetuese të këtij procesi janë të panumërta.  Ky kazus padrejtësie, pa asnjë kazus juridik, qëlloi që të shndërrohet në një maratonë për Salianjin, por që patjetër do të rezultojë në një shuplakë ndërkombëtare për drejtësinë e kapur shqiptare“, theksoi ai.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente