
Fier, rrahu për vdekje 80-vjeçarin se s’i dha birra, Prokuroria çon për gjykim Ilir Nukajn
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Ilir Nukajn, i cili akuzohet se dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në fshatin Povelçë më 12 tetor 2024 duke i shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit, Namik Rustemi.
Ai akuzohet për Plagosje e rëndë me dashje’ me pasojë vdekjen parashikuar nga nenet 88/2 dhe 89 të Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi Namik Rustemi për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve Namik Rustemi dhe A. Rustemi, 77 vjeçe. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka gjetur vdekjen njëri prej tyre, informoi sot prokuroria e Fierit.
Nukaj u arrestua një ditë pas vrasjes. Sipas hetimeve 47 vjeçari që njihej edhe me emrin Ledjan, kishte shkuar në dyqanin e të moshuarit dhe i kishte kërkuar birra, por 80-vjeçari ka refuzuar, duke e njohur si person me precedent kriminal. Pas refuzimit, Nukaj ka ushtruar dhunë ndaj çiftit. Më përpara Nukaj ka qenë më parë i dënuar me 10 vite burgim për tentativë vrasjeje.
Nukaj u hetua nën masën e sigurimit ‘arrest me burg’
Burimi